Këngë dhe valle pranë Shenjtërores “Shputa e Hyjlindëses”

Foto: starazagora.bg

Në pushimoren Banjo Minerale të Stara Zagorës hapet edicioni i 14-të i Tubimit kombëtar folklorik trak “Shputa e Hyjlindëses”. Ai mban emrin e zonës “Shputa e Hyjlindëses” e cila konsiderohet një vend i shenjtë plotë energji. Sipas legjendës aty zbriti Hyjlindësja për të shpëtuar një të krishteri të persekutuar, ndërsa shputa e saj la gjurmë në një shkëmb dhe formoi një govatë gurore e cila gjithnjë është plotë me ujë nuk thahet kurrë. Shumë njerëz vijnë këtu me shpresën të shërohen.

Qëllimi i festivalit, i cili sivjet mbahet më 24 dhe 25 gusht, është të ruhen traditat folklorike dhe zakonet popullore jo vetëm në trevat trake, por edhe në mbarë Bullgarinë. Në programin e konkursit marrin pjesë ansamble të instrumentistëve dhe të vallëzimit, kore popullore. Vizituesit mund të shikojnë shfaqjen “Oborri i fshatit” kushtuar mënyrës së jetesës dhe kulturës tradicionale të bullgarëve dhe të blejnë suvenire nga ekspozita Pazar “Rruga e zanateve”.

Më shumë nga rubrika

Margarita Petkova: “Bellokamenica-2019” përsëri do të na zhytë në magjinë e kulturës bullgare”

Fshati Carevec ndodhet 10 kilometra larg qytetit Mezdra dhe 24 kilometra larg qytetit Vraca. Në veri fshati është i rrethuar nga zinxhiri i kodrave, të cilët e ruajnë nga stuhitë e forta veriore, kurse në jug dredhon lumi Iskër.  Në fshat që prej kohe..

botuar më 19-08-27 10.34.PD

Kiçka Hristova: “Kam dëshirë që këngët e mia të arrijnë deri në çdo zemër e cila rreh në ritmin e folklorit bullgar”

“Shpirti i njeriut farkëtohet dhe formohet me muzikë” – kjo është maksima e dashur e Kiçka Hristovës e cila tanimë 40 vjet jeton me këngën popullore. Diapazoni i saj krijues është mjaft i gjerë. Ajo ka lindur në qytetin Varna dhe veprimtaria e saj..

botuar më 19-08-07 2.30.MD

Nxënësit e Shkollës Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në Kotell me çmimin më të madh në “Altin Mobilya” në Turqi

Para pak kohe nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në Kotell mbrojtën profesionalizmin e vet në një forum ndërkombëtar në Turqi. Ky është suksesi i radhës i shkollës së parë te ne dhe në Ballkan për art..

botuar më 19-08-05 12.44.MD