Nxehtësia rrit konsumin e korrentit në Bullgari

Foto: BGNES

Nxehtësia e madhe gjatë javës së fundit rriti konsumin e korrentit në Bullgari me 10-15%. Kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike u bënë thirrje konsumatorëve të kursejnë korrent, që të mos të kenë problem me furnizimin me energji elektrike. Vera është periudha, kur bëhen riparime në termocentralet dhe një pjesë prej tyre nuk punojnë. Për momentin sistemi kombëtar energjetik po e përballon, pa vënë në përdorim kapacitetet e ngrira, të cilat hyjnë në veprim vetëm gjatë një mangësie kritike të korrentit. Për muajin e fundit sistemi energjetik kombëtar dy herë ka pasur nevojë nga përdorimi i rezervave, për shkak të ndalimit të jashtëzakonshëm të reaktorit në Centralin Elektrik Atomik “Kozlloduj”, njoftuan nga ndërmarrja kombëtare e energjisë.


Më shumë nga rubrika

Sofja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Paqes

“Beteja më e vështirë sot është kundër urrejtjes dhe refuzimit në shpirtrat tona”. Këtë e deklaroi Nënpresidentja Ilijana Jotova në shënimin solemn të festës një ditë më herët para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje. Festa tradicionale..

botuar më 19-09-20 7.13.MD

Raportet e rreme mjekësore e dëmtojnë shtetin me 200 mln euro në vit

Një grup pune në kuadrin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh (ku bëjnë pjesë përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe të organizatave profesionale) do të provojë të zgjidhë problemin e ashpër gjatë disa viteve të fundit lidhur me raportet e..

botuar më 19-09-20 7.00.MD

Tri firma e kanë ndarë tregun në kuadrin e skemave evropiane për sigurimin falas të frutave dhe qumështit për fëmijët në shkollë

Shoqëria “Asociacioni kombëtar për ushqimin shëndetësor të fëmijëve” bëri të ditur se tri firma të mëdha për përpunim qumështi e kanë ndarë tregun dhe përvetësojnë një pjesë të madhe të parave në kuadrin e skemave “Frutë shkollore” dhe “Qumësht..

botuar më 19-09-20 5.24.MD