Xha Tënjo flet me “zërin” e ventrologut Dimitër Ivanov

Autor:

Dimitër Ivanov flet me barkun e vet, duke  i shtrënguar buzët dhe duke ruajtur një fytyrë prej guri. Në këtë kohë Xha Tënjo me një gojë të hapur  rregullon botën - jep mësime këshilluese, mërmërit, vë diagnoza. Ventrologu /njeriu që flet me bark/ dhe kukulla e tij janë yje në të ashtuquajturën stendëp komedi dhe të vetmit deri tani tek ne në këtë grup - thjesht sepse asnjë tjetër veç Mitkos nuk është mësuar të shqiptojë fjalë, pa e hapur gojën. Të dy janë përshtatur dhe bashkuar kaq shumë, saqë pavarësisht dhe antagonistë nuk munden njëri pa tjetrin.

"Për të kam ndjenja vetëm shumë të mira - thotë për mikun dhe shokun e tij Dimitër Ivanov, me nofkën Kapiteni.Çdo një njeri i cili jeton në Bullgari, ka ndonjë të njohur të ngjashëm në pallat, në rrugën e afërt ose në qytet, me qenë se Xha Tënjoja është një personazh përmbledhës. Ai është nga njerëzit, të cilët flasin vazhdimisht  sesi në kohën e kaluar çdo gjë ka qenë shumë më mirë, mohojnë çdo gjë të re dhe moderne, kanë lindur të mësuar dhe marrin vesh prej çdo gjëje. Në përgjithësi - një bullgar tipik 50-60 vjeçar, një veprimtar i denjë i partisë gjatë kohës së socializmit dhe të komunizmit."

"Për Mitkon mund të them vetëm se, është një dështim i madh - në moshën 34 vjeçe luan akoma me kukulla", nuk mbetet mbrapa dhe borxhli Xha Tënjoja - në fakt mbajtës i emrit tepër serioz Stanisllav, murator për nga arsimi dhe profesioni, shkurtimisht "një xhaxho tipik nga Dimitrovgradi."

Dimitër Ivanov dhe Baj Tënjo gjenden fare rastësisht, pasi aktori bashkë me dy shokë vendos të bëjë stendëp me kukulla. Dhe me qenë se u duhen figura, fillojnë t’i trillojnë. Kështu lind Xha Tënjo në fillim fare në fantazinë e tyre, kurse një mishërim “gjak e mish” i jep Eli Conkova, e cila realisht e krijon kukullën. Ndërkohë Mitkoja merr pjesë në një  shou program për aktorë dhe ndan ëndrrën e vet të bëhet ventrolog. Kështu fiton sponsorizim, përmes të cilit mundet të kalojë online kurse dhe të fillojë të flasë me një fytyrë të ngrirë.

"Që të bëhesh një ventrolog i mirë në fillim fare duhet të jesh një aktor shumë i mirë i kukullave - dhe këtë e thonë që të gjithë specialistët nëpër botë - sqaron Kapiteni. Ka shumë njerëz të cilët bëhen ventrolog, por në një moment kukullaështë e vdekur dhe jo e gjallë. Dhe atëherë të flasësh, pa lëvizur as sytë nuk ka asnjë lloj efekti. Prandaj janë kaq të rëndësishme mjeshtëritë me kukullën, kurse ventrologjia në fund vjen vetëm si një lojë, si qershia e tortës. Është me rëndësi po kështu të mund të gjesh shokun, me të cilin do të bësh stendëp komedi. Pamja e kukullës duhet të jetë e punuar shumë mirë, duhet të njohësh shumë mirë karakterin e saj, ajo duhet të jetë vazhdimisht në kundërshtim me ty."

Si Xha Tënjoja i cili vazhdimisht është i pakënaqur dhe mërmërit, edhe kur është në det në Greqi,sikur ai yni nuk është prej betoni. Atë tonin e pa tani fare vonë, sepse qyteti Burgas qe stacioni i parë nga turneu i tij kombëtar. Në fillim të Vitit të Ri niset për një turne evropian "me një grumbull të madh bullgarësh" - ku, si gjithmonë, rreth nostalgjisë dhe përrallave për kohërat e kaluara, do të thotë dhe të vërteta të hidhura.


"Unë nuk fshihem pas Xha Tënjos - unë qëndroj në anë të tij dhe për më tepër qëndroj afër tij, kur ai flet për këto gjëra - deklaron shoku i tij më i ngushtë. Gjithçka është në rrethin e shakasë dhe publiku për më tepër gëzohet, sesa të ofendohet.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Liqeni Atanasovsko – strehë për shpendët e rrallë

Liqeni Atanasovsko pranë qytetit bregdetar Burgas u kthye në strehë për shpendët e rrallë, njoftojnë mbrojtësit e natyrës. Në liqen qetësi dhe siguri gjejnë shumë flamingo roze (Phoenicopterus roseus). Sipas të dhënave aty ka 159 shpendë të këtij..

botuar më 19-08-25 2.15.MD

Mihaill Koçev: Zanatet do të ekzistojnë deri sa të ketë njerëz të cilët u përkushtohen atyre

Çdo një punë e do mjeshtrin e vet - thotë populli bullgar. Kjo fjalë e urtë ka kaluar përmes sprovës së kohës dhe është e vlefshme dhe në botën e sotme. Të mund të marrësh njohje se je mjeshtër në fushën e vet profesionale është çështje prestigji dhe..

botuar më 19-08-23 12.14.MD

Kryqi i Kuq Bullgar në ndihmë të fëmijëve të dëmtuar në aksidentet rrugore

Së shpejti do të fillojnë pushimet tuaja, ose pas disa orësh do të keni plane se ku dhe si të çlodheni. Deri në destinacionin e preferuar mbeten disa kilometra, nuk keni durim që të braktisni veturën dhe t’i harroni të gjitha problemet, të paktën..

botuar më 19-08-22 12.31.MD