Turistët bullgarë mbeten të bllokuar në ishullin grek Samothrake

MPJ-ja e Bullgarisë
Foto: BGNES

Për të katërtën ditë me radhë mbi 1500 turistë, kryesisht bullgarë dhe rumunë, janë bllokuar në ishullin grek Samothrake për shkak të dëmtimit të dy trageteve, të cilat lundrojnë në vijën nga Kamariotisasi deri në Aleksandrupolis. Vlladimir Pisançev, konsulli i përgjitshëm i Bullgarisë në Selanik, njoftoi se rreth orës 22.00 të së mërkurës pritet që të mbërrijë në ishull trageti “Andros Xhet”, i cili ka kapacitet për 600 njerëz dhe 75 automjete. Ai do të vazhdojë të lundrojë në këtë linjë edhe të enjten, derisa të evakuohen të gjithë turistët. Turistët bullgarë, të bllokuar në Samothrake, mund të marrin ushqim falas një herë në ditë në disa lokale afër portit, si dhe fjetje falas, bëri të ditur Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme. Ato janë siguruar nga autoritetet vendase.

Më shumë nga rubrika

Shefi i Mbrojtjes i Bullgarisë gjen. Andrej Bocev

Bullgaria do të vazhdojë të jetë e angazhuar me përgatitjen e ushtarakëve maqedonas

Shefi i Mbrojtjes gjeneral Andrej Bocev u prit në Shkup nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski. Bocev deklaroi se Bullgaria do të vazhdojë t’i përkrahë forcat e armatosura maqedonase në përpjekjet e tyre për integrim të shpejtuar..

botuar më 19-08-19 3.15.MD

“Rosatom” parashtroi kërkesë për pjesëmarrje në zgjedhjen për investitor të centralit atomik “Belene”

Në kuadrin e procedurës për zgjedhjen e investitorit strategjik të projektit për centralin atomik “Belene” të shpallur më 22 maj 2019 korporata shtetërore ruse parashtroi kërkesë për pjesëmarrje në procedurën në fjalë brenda afateve të shpallura...

botuar më 19-08-19 2.02.MD

Inflacioni në BE vonohet, ndërsa në Bullgari shpejtohet

Inflacioni në BE është vonuar deri në 1,4% gjatë korrikut pas një rritjeje të regjistruar prej 1,6% gjatë qershorit, bëri të ditur Agjencia Statistikore Evropiane Eurostat. Në eurozonë inflacioni i korrikut është vetëm 1% pas 1,3% gjatë qershorit. Gjatë..

botuar më 19-08-19 1.52.MD