Një kishë nga shekulli i VI-të zbuluan arkeologët në rajonin e qytetit Gabrovo

profesor Hitko Vaçev
Foto: museumvt.com

Kisha e sapo zbuluar në rajonin e qytetit Gabrovo me një nef nga periudha e herët bizantine është me përmasa 20 me 10 metra. Është ndërtuar prej blloqeve travertin, me disa radhë me tulla, kurse dyshemeja është shtruar me pllaka prej qeramike. Ka pasur dy hyrje nga pjesa jugore dhe perëndimore dhe pjesë e oltarit është formuar në mënyrë interesante - me qenë se pranë absidës është ndërtuar sintron - stola të renditura në formën e shkallës, në të cilat janë ulur personat fetarë, kurse në vendin qendror ka pasur fron episkopal, vuri në dukje drejtuesi i ekspeditës profesor Hitko Vaçev. Ai shpjegoi se, nën oltar është gjetur një hapësirë e vogël në të cilën mbase janë ruajtur eshtrat e ndonjë shenjtori, të cilat mjerisht nuk janë ruajtur. Nga e gjithë arkitektura e kishës bëhet e qartë se kjo është një kishë kryesore për episkopinë ku datimi bëhet sipas monedhave të zbuluara në vend gjatë gërmimeve – sh. VI.

Profesori Hitko Vaçev dhe ndihmësi i tij Filip Petrunov nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Kombëtare të Shkencave kanë studiuar terrenin gjatë muajit qershor dhe korrik në lidhje me ndërtimin e tunelit nën majën Shipka (ky tunel do ta lidhë Bullgarinë Jugore me Bullgarinë Veriore dhe do të kalojë nën malin Stara Pllanina). Arkeologët mendojnë se, kisha e porsazbuluar tashmë është dokumentuar dhe nuk do të pengojë punimet e mëtejshme të ndërtimit.

Më shumë nga rubrika

Rajna Knjaginja – mamia e parë e diplomuar pas Çlirimit

Rajna Knjaginja është e njohur për secilin bullgar si gruaja që ka qëndisur flamurin, i cili symbolizon idealin kombëtar për liri. Por ajo mbetet në histori dhe me diçka tjetër – me misionin e saj bamirës, të cilit i përkushtohet pas Çlirimit. Për punën..

botuar më 19-08-18 2.10.MD

Fjetja e Hyjlindëses Mari është një festë kishtare për kishën në Shiroka Llëka

Në mes të muajit më të ngrohtë të vitit – gishti, populli ynë nderon Nënën e Zotit. Dita e fjetjes së saj është nder festat më të nderuara nëpër tokat bullgare. 3 ditë përpara se të përfundojë rruga e saj tokësore, derisa është lutur, i është paraqitur..

botuar më 19-08-15 9.00.PD
Mozaik me Shtatë Shenjtorët në hyrjen e kishës “Shtatë Shenjtorët”, Sofje

Shtatë Shenjtorët me kontribut për lulëzimin e shkrimit dhe kulturës në Bullgari

Më 27 korrik, në ditën e Fjetjes së Shën Klementit të Ohrit, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shtatë Shenjtorët – dy vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi, krijuesit e alfabetit sllav /alfabeti glagolik/ dhe nxënësit e tyre – Klementi, Naum, Gorazd,..

botuar më 19-07-27 9.30.PD