Të bësh kinema me celular është e mundur

Mundësitë e celularëve modernë janë gjithnjë e më të mëdha, kurse idetë të cilat mund t’i realizojmë me to –gjithnjë e më të shumta. Për këtë dëshmon dhe konkursi për filma, të xhiruar me smartfon – “Huawei Smartphone Film Festival”.

Dekoratën e parë e fitoi ekipi i cili ka krijuar „Orën e mësimit“. “Orën e dashurisë” dhjetëminutëshe. Filmi i cili është në bazë të skenarit të Ljudmilla Jordanovës, tregon një histori romantike të një somnambuli, i cili ka gjetur shpirtin e tij të afërt në gjumë. Në rolin e regjisorit dhe të operatorit të filmit është gazetari Sllavi Angjellov, kurse montimi është i Metodi Andonovit. Filmi “Trepaçi” i Teo Çepillovit fitoi vendin e dytë dhe u dallua si më dëfryesi nga programi i konkursit. Sipas skenaristit, historia është frymëzuar nga komeditë amerikane të viteve të 90-të të shekullit të kaluar. Vendin e tretë  e fitoi filmi “Një Po do të t’ia hedhë Sofjes” të pjesëmarrëses më të re në garë -Lidija Julianova, e cila është 18 vjeçe. Dekorata e posaçme i qe dhënë animimit “stop motion”“Maja“, xhirimi i të cilit sipas autorit të tij Stefan Vojvodov i ka harxhuar nga 12 orë në ditë në vazhdim të 1 muaji.

Në ecurinë e konkursit një juri 5 anëtarëshe zgjodhi 11 finalistët, të cilët morën celularë të mençur dhe 1 muaj për të realizuar idenë e vet. Në etapën e dytë qe prezantimi i produkteve dhe përcaktimi i fituesve.

Më shumë nga rubrika

Në Shtëpinë Meksikane në Plovdivin e Vjetër tre krijues me një mbiemër tregojnë artin e vet

Me moton “Përsëri së bashku” “Shtëpia e Grafikës Meksikane” në Plovdivin e Vjetër tërheq vizitues me veprat e Krasimir dhe Maria Sllabakovit dhe të birit të tyre Stefan. Familja organizon për herë të parë një ekspozitë të përbashkët në Plovdiv – bashkë..

botuar më 19-08-17 11.40.PD

Shkrimtari Martin Rallçevski: Duhet të besojmë se Bullgaria do të ekzistojë!

Në sfondin e qëndrimit konsumator ndaj botës, disi gjithnjë e më vështirë flitet për besimin tek Zoti dhe përjetësinë. Pavarësisht nga kjo, shkrimtari Martin Rallçevski mundet haptazi dhe me gjithë zemër të rikujtojë në librat e veta mesazhet e përjetshme..

botuar më 19-08-16 12.57.MD

Piktura ekscentrike të piktorëve britanikë i befasojnë vizitorët e Pallatit në Sofje

Nga data 8 gusht deri më 8 shtator, Galeria Kombëtare e Arteve është mikpritëse e një ekspozite kureshtare – 45 piktura me format të madh dhe piktura të tjera të krijuara nga piktorët britanikë John Kiki dhe Darren Barker. John Kiki është më i njohur..

botuar më 19-08-11 1.15.MD