Akrobatë të njohur ajrorë vijnë për garë në Bullgari

Foto: arkiv

Disa nga akrobatët më të mirë ajrorë në botë do të mblidhen për garën e aeronautikës në Bullgari nga data 30 gusht deri më 1 shtator në qytetin Sopot të Bullgarisë Qendrore. Gara është organizuar me idenë e rekordmenit botëror në aeronautikës akrobatike Veselin Ovçarov. Në garë do të prezantohet dhe disiplina e re “acro cross” - disiplinë që i ka elementet e dy drejtimeve të tjera të këtij sporti - "coss country" dhe akrobatikë. Pjesëmarrjen e tyre e kanë pohuar pilotët më të mirë në botë - nga Brazili, Spanja, Franca, Anglia , Gjermania, Rusia, Turqia dhe vende të tjera. Programi përfshin fluturim në masë nga stacioni i sipërm i teleferikut të qytetit Sopot dhe një garë, të cilën do ta fitojë më i shpejti në distancën 10 kilometra.


Më shumë nga rubrika

Sportisti i atletikës së lehtë Bojan Lefterov me medalje të artë dhe të bronztë në kampionatin evropian për veteranë

Në kampionatin evropian të atletikës së lehtë për veteranë në Venecie të Italisë sportisti bullgar në disitanca të mesme dhe të gjata Bojan Lefterov fitoi medaljen e artë në disiplinën 10000 metra me rezultat 37:59.42 min. në kategorinë mbi 65 vjeç...

botuar më 19-09-09 5.20.MD

Grigor Dimitrov përsëri është ndër 25 tenistët më të mirë në tenisin botëror

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u lëviz përpara me 53 vende në ranglistën botërore. Ai tashmë zë vendin e 25 me gjithsej 1432 pika. Përparimi i Dimitrovit i detyrohet arritjes së tij deri tek gjysmëfinalet e Kampionatit të Hapur të SHBA-së në..

botuar më 19-09-09 2.35.MD

Boksierja bullgare Daisy Lang me një titull të ri botëror

Në një ceremoni zyrtare në Sallën e Famës në San Francisco, SHBA, kampionia e trefishtë botërore e boksit, bullgarja Desisllava Kirova, e cila është e njohur si Daisy Lang, mori titullin e radhës botëror. Ajo u dekorua si bullgarja e parë – kampione..

botuar më 19-09-04 3.06.MD