Pas sukseseve të veta në Hollivud, Antoni Hristov po përgatit trashëgimtarë të vet tek ne

Autor:

Akoma nuk janë të shumtë bullgarët të cilët kanë marrë pjesë në krijimin e produktevekinematografik nëHollivud. Një prej tyre padyshim që është Antoni Hristov, emri i të cilit është regjistruar krahas krijuesve të disa nga filmat e vizatuar më të njohur bashkëkohorë. Si drejtor artistik i studios me famë botërore “Pixar” në vazhdim të 18 vjetëve, Hristovi i jep liri imagjinatës së vet dhe shpik disa nga personazhet vizatimore më të njohura bashkëkohore - që të gjithë banorët detarë në filmin “Kërkimi i Nemos”, personazhet e dashur dhe të preferuar nga milionë fëmijët nëpër botë nga vargu “Makinat”, roboti nga filmi fantastik “Wall - E”, e të tjerë.

Përpara se të zhytet në botën magjike të animimit, jeta e Antonit është e përmbushur me aventura të shumta. Gjatë vitit 1981 ai vendos që të ikë nga Bullgaria pa një qëllim të qartë se ku do të shkojë dhe se çfarë do të bëjë. E kalon kufirin me Jugosllavinë, kalon përmes kampit për refugjatë dhe bie në Austri. Pas një qëndrimi gjashtëmujor aty, niset për në Shtetet e Bashkuara. Pasojnë  vite të gjata pune nëpër hotelet dhe restorantet për ushqim të shpejtë, si dhe nëpër studiot e vogla për reklamë. Talenti i bullgarit është vënë re dhe ai shfrytëzon mundësinë të jetë një bashkëpunues në studion “Disney” ku një nga detyrat e tij të para është të thjeshtojë dhe të spastrojë disa nga pikturat. Më vonë fillon punë në studion e “Pixar”-it – atëherë akoma një kompani fare e vogël dhe e panjohur. Përpara 18 vjetëve në të punojnë rreth 200 veta, kurse sot ata janë rreth 1400.

“Nuk e dija fare se në Amerikë mund të mbahem me pikturim, por pak nga pak, pasi u njoha me mjedisin, e kuptova se është e mundur. Në çdo një profesion, më në veçanti për pozicionet më të larta, më tepër mbështetemi tek të njohurit dhe kontaktet. Duhet të kesh njerëz, të cilët të njohin, janë në dijeni me talentin tënd. Shumë e rëndësishme është të mundësh ti bindësh se mund të mbështeten tek ty, se je i komunikueshëm dhe mund të përshtatesh me të tjerët.”

Një nga gjërat më të rëndësishme në procesin e krijimit të një filmi vizatimor është pikturimi i heronjve. Por, për secilin prej nesh gjithmonë ka qenë interesante se çfarë e provokon animatorin të zgjedhë një apo tjetër rol për personazhin përkatës:

Historia të cilën e tregon është më e rëndësishmja  dhe nga ajo varen heronjtë-tregon Antoni Hiristovi.Ajo, të cilën ne e bëjmë në jetën tonë, veprimet tona, tregojnë përpara botës karakterin tonë personal. Cilët jemi, si do të veprojmë në një situatë të dhënë e kështu me radhë. Prandaj situata është kjo, e cila e lind heroin.”

Sa i përket frymëzimit, ai mund të lindë nga çdo gjë e cila është e përjetuar, e parë ose e ndier, shton Hristov. Kur ti e lexon historinë për talentin dhe për punën këmbëngulëse të një bullgari, i cili ka arritur deri në një nga studiot më të njohura të animacionit e pyet veten nëse në ndonjë moment i ka lindur ideja të shkëputet dhe të krijojë studio të vet. Përgjigja mbase do t’u befasojë:

Jo, kjo nuk më ka qenë interesante. Tanimë kohërat janë ndryshuar, ashtu si dhe unë vetë. Arrita në një moshë në të cilën tanimë dua të lërë dhe ndonjë gjë pas vetes, e cila është e ndryshme. Në qoftë se njeriu do që të bëjë diçka të ngjashme, duhet ta bëjë më herët në jetën e tij. Prandaj nuk kam menduar të krijoj studion time personale.”

Pas një pune 20 vjeçare  në majën e animacionit botëror, sot Antoni përsëri jeton në Bullgari, sepse asnjëherë nuk ka menduar se do të mbetet për gjithmonë përtej oqeanit. Rruga e tij mbrapa drejt atdheut i harxhon disa vjet. Gjatë vitit 2010, krijon dhe vet jep mësim në qendrën për arsimim në artet digjitale në Romë. Kurse në këtë moment vë themelet e akademisë për arte digjitale dhe vizuale në Sofje, me ambicien të gjejë të rinj të talentuar të cilët të mund t’i motivojë që të mbeten në atdhe. Përveç mjeshtërive në një sërë profesionesh të reja në industritë me perspektivë, qëllimi i arsimit do të jetë dhe përgatitja për punë në ekip, me qenë se sipas Antoni Hristovit bullgari është një individualist i tepruar. Ky tipar nuk është patjetër i keq, por që të mund të kemi një industri të suksesshme dhe të zhvillohemi më tej duhet të jemi maksimalisht të organizuar dhe të hapur për punë bashkë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik në Dobriç i freskon kafshët me akullore

Në ditët e nxehta të gushtit arinjtë Berna dhe Kostadin në Qendrën për Mbrojtje të Natyrës dhe Kafshëve në Dobriç freskohen me akullore prej frutash. Ajo përgatitet në një bidon prej dhjetë litrash, ku vendoset pak ujë, rrush, pjesëza prej molle,..

botuar më 19-08-18 11.35.PD

Po rritet rrjeti i festivaleve të cilat i kushtohen historisë bullgare

Mes pothuajse 1000 festivaleve, të cilat zhvillohen në Bullgari, një vend të veçantë zënë restaurimet – bujare dhe madhështore, të cilat tërheqin publikun dhe të cilat rikrijojnë periudha të ndryshme nga historia e madhe e Bullgarisë. "Në Bullgari prej..

botuar më 19-08-17 9.00.PD

Sillvija Stojçeva – për guximin të jetosh si një njeri i mirë dhe i përgjegjshëm

Kur njeriu transmeton dashuri dhe jeton në harmoni, nuk i mjafton që t’ua japë dashurinë e tij vetëm njerëzve, por rrethon me të edhe botën rreth vetes së vet. Sillvija Stojçeva, vullnetare në fushatën për shpëtimin e kafshëve të egra, shikon kuptim në..

botuar më 19-08-16 1.01.MD