Çfarë lloj pushimi mund t’i lejojë vetes bullgari?

Foto: arkiv

Gjatë viteve të fundit rrogat në Bullgari rriten mesatarisht 7-10% për vit, por përsëri mbeten më të ulëtat në Bashkimin Evropian ku rroga mesatare e punës është rreth 600 euro në muaj. Sipas sindikatave për jetën normale të një familjeje me katër anëtarë në Bullgari janë të nevojshme 1251 euro për muaj, kurse 71.3% nga bullgarët nuk marrin kaq. Rritje e rrogave ka dhe kjo u lejon bullgarëve të udhëtojnë më shumë, të pushojnë jashtë apo brenda vendit, në det ose në mal. Sipas Eurostatit, 70% e bullgarëve tanimë mund t’i lejojnë vetes një pushim një javor dhe kjo përqindje është e afërt deri tek mesatarja për Evropën e zhvilluar. Në qoftë se pranojmë se paratë tanimë nuk janë më faktori i vetëm, vendimtar për këtë nëse do të shkojmë për pushim ose jo, atëherë në plan të parë del problemi me zgjedhjen e destinacionit turistik dhe kategorinë e hotelit në përshtatje me buxhetin modest për pushim, me të cilin disponojnë pjesa më e madhe e bullgarëve. Kjo në praktikë do të thotë se ata zgjedhin më shumë të kalojnë pushimet e vete verore afër shtëpisë dhe në kushte jo kaq luksoze.

Pikërisht këtë e tregon studimi sociologjik i “Market Links”, sipas të cilit zgjedhja e bullgarëve  është para së gjithësh Deti i Zi bullgar, por interesi ndaj fqinjëve të afërt – Greqia dhe Turqia po kështu rritet. Kjo është e dukshme dhe nga radhët kilometrike prej automobilave  nëpër pikat kufitare me fqinjat jugore. Në mesin e verës nevojitet të pritet nga disa orë për kontroll kufitar, ku ndaj udhëtarëve bullgarë shtohen dhe dhjetëra mijë udhëtarët rumunë, ukrainas, polakë si dhe turistë të tjerë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, plus gastarbajterët turkë në lëvizje nga Evropa. Autoritetet bullgare, greke dhe turke bëjnë të domosdoshmen që kontrollimi i dokumenteve dhe të mjeteve të transportit të jenë nga më të shpejtat, por përpjekjet e tyre jo gjithmonë janë të vlerësuara nga pushuesit e nervozuar në vapën e madhe të verës. Por, ka dhe shkaqe të tjera për preferencat në rritje të bullgarëve  ndaj detit grek dhe turk. Bullgaria është një vend shumë i bukur, me hotele të shkëlqyera, me gjellë të shijshme dhe verë të mirë. Plazhet me rërë të artë janë në një afërsi të drejtpërdrejtë dhe të rrethuar me pyje dhe male të gjelbra dhe të freskëta. Në këtë kuptim mund të thuhet se, bullgarët janë të favorizuar nga natyra dhe pohojnë  se vendi është i shkëlqyer. Por për turizëm të suksesshëm janë të nevojshme po kështu një organizim i mirë, rregulla të përpikta dhe një sjellje të përshtatshme. Dhe mbase pikërisht këtu sikurse ka probleme më të shumta, të cilat i acarojnë dhe i shtyjnë bullgarët nga Deti i Zi vendas. Nuk pushojnë ankesat në mediat nga çadrat e shtrenjta dhe karriget për tu shtrirë nëpër plazhet e dhëna me koncesion, çmimet e të cilave arrijnë diku deri më 20-30 euro në ditë.

Është e vërtetë se stina pushimore verore në Bullgari zgjat mezi 3 muaj në ndryshim nga ato tek komshinjtë më në jug Greqia dhe Turqia. Dhe këto 3 muaj për biznesin në Bullgari janë me një rëndësi jetike. Por, kjo supozon dhe çmime më të larta.

Si tërësi dhe pavarësisht nga çmimet vazhdimisht në rritje, Bullgaria mbetet  një destinacion turistik relativisht i lirë. Por, bëhet fjalë për turistët nga vendet më të pasura. Për bullgarët mbetet më e shtrenjtë dhe e paarritshme, më në veçanti në krahasim me destinacionet e afërta Greqia dhe Turqia, ku çmimet i tejkalojnë pak ato bullgaret por, në sfondin e përparësive të tjera natyrore, kulturore, historike dhe klimatike ato pranohen më lehtë. Kjo i detyron shumicën të preferojnë pushimet jashtë shtetit, gjë e cila ripohohet dhe nga statistika zyrtare, sipas së cilës bullgarët kanë udhëtuar më shumë jashtë shtetit gjatë muajit qershor në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Udhëtimet janë përgjithësisht 717.1 mijë (10% nga popullsia e vendit), ose 5.9% më shumë në krahasim me qershorin e kaluar. Një rritje më e madhe të udhëtimeve ka drejt Turqisë - 15.4%, Rumanisë -7.8% , dhe Greqisë - 6.2%.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Elena

Gjithnjë e më shumë të huaj preferojnë t’i kalojnë pushimet e tyre verore në malet bullgare

Po rritet numri i të huajve të cilët preferojnë t’i kalojnë pushimet e tyre verore në malet bullgare. Një prej destinacioneve të preferuara është qyteti Elena në malin Stara Pllanina, i cili tërheq me ftohtësinë, qetësinë dhe shtëpitë autentike bullgare...

botuar më 19-08-18 10.10.PD

Park ekologjik me kafshë të egra pret miq në Dobruxha

Sorkadhe, kaproj, dhi nga Kameruni, derra të egër dhe palloj shijojnë një jetë të lirë  në parkun e sapo hapur ekologjik “Geranea”. Kompleksi me kodra jeshile dhe një panoramë nga Deti i Zi pranon vizitorë, të cilët e pëlqejnë natyrën e bukur dhe kanë..

botuar më 19-08-13 3.42.MD

Nikolina Angellkova: Ka nevojë për më shumë para për reklamimin e turizmit bullgar

Në sencën e Këshillit Kombëtar të Turizmit ishte diskutuar Programi Kombëtar për reklamën e turizmit për vitin 2020. Financimi do të rritet, por në fund të muajit gusht do të bëhet e qartë shuma konkrete. Në buxhetin e Ministrisë së Turizmit mjetet..

botuar më 19-07-27 8.15.PD