Ngjarjet me adresë ballkanike

Historianët maqedonas nuk nxitojnë për ta zgjidhur çështjen për Goce Dellçevin

Foto: Reuters

Bashkëkryetari i palës maqedonase të komisionit të përzier për zgjidhjen e çështjeve kontradiktore historike ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Drago Georgiev hodhi poshtë propozimin e homologut të tij bullgar Angell Dimitrov për mbledhje të jashtëzakonshme të komisionit gjatë këtij muaji. Më 1 gusht Kryeministri bullgar Bojko Borisov u bëri thirrje historianëve nga komisioni të përshpejtojnë zgjidhjen e problemeve të lidhura me kremtimin e përbashkët të Goce Dellçevit dhe të heronjve të tjerë kombëtarë, të cilët kanë luftuar për lirinë e trojeve maqedonase. Duke hedhur poshtë propozimin për mbledhjen e jashtëzakonshme të komisionit, Dragi Georgiev komentoi se kërkesat e politikanëve mund të ndikojnë negativisht punën e historianëve.


Greqia pakëson tatimet e vendosura nga kreditorët ndërkombëtarë

Foto: EPA/BGNES

Këtë javë parlamenti i Greqisë do të miratojë tatimet më të ulëta për qytetarët dhe biznesin. Ndër masat e planifikuara është pakësimi i tatimeve mbi të ardhurat për personat me të ardhura më të ulëta se 10 mijë euro për vit. Duke pasur parasysh se tani ai është 22%, shkurtimi do të jetë i konsiderueshëm – deri më 9%. Duke plotësuar premtimet parazgjedhore Parlamenti në krye me shumicën e re nga “Demokracia e Re” tashmë pakësoi tatimin mbi pronat e paluajtshme me 22%. Përveç kësaj njerëzit të cilët kanë detyrime të pashlyera ndaj sistemit shtetëror të sigurimeve apo ndaj fondeve të pensionit, do të mund t’i shtyjnë ato me 120 këste mujore.


Tatime më të larta për biznesin turistik në Turqi

Foto: EPA/BGNES

Tatimi i ri mbi turizmin do t’i prekë hotelet dhe agjencitë turistike pas mbarimit të sezonit veror. Që nga fillimi i tetorit autoritetet në vend do të mbledhin 0,75 për qind mbi të ardhurat e turizmit. Tatimi do të paguhet çdo muaj nga bizneset, të cilat ofrojnë akomodim, ushqim dhe pije, nga agjencitë turistike dhe operatorët privatë të aeroporteve dhe terminaleve. Tatimi i ri do të mblidhet nga Agjencia e re për Inkurajimin dhe Zhvillimin e Turizmit dhe priten të ardhura prej 150 mln euro për vit për buxhetin shtetëror. Sektori turistik ankohet se kjo do të prekë fitimin e degës. Të dhënat për gjysmëvitin e parë të 2019-ës tregojnë 13% rritje të vizitave të të huajve dhe rritje 10% të të ardhurave në sektor – diçka që ndikoi shumë pozitivisht ekonominë e vendit që po ndodhet në recesion.


Murtaja afrikane e derrave me përmasa akoma më të mëdha në Rumani

Foto: Reuters

Problemi me murtajën afrikane bëhet gjithnjë e më serioz në fqinjën tonë veriore Rumani. Ka informacion për akoma dy vatra të sëmundjes në dy ferma për rritjen e derrave në rajonin e kryeqytetit Bukuresht. Shteti tashmë ka harxhuar 100 mln. euro për kompensimin e bujqve. Virusi ka prekur fermat në rajonin Ilfov, ku do të fillojë asgjësimi i 45 mijë kafshëve. Deri tani janë prekur 10 mijë familje, të cilat rritin derra për nevojat e tyre, pa qëllim tregtimi. Kafshët e vrarë janë gjysmë milion.


Opozita serbe kërcënon se do t’i bllokojë zgjedhjet parlamentare

Foto: Reuters

Në Вeograd me ndërmjetësinë e Ambasadës Amerikane filluan bisedimet jozyrtare ndërmjet pozitës dhe opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare gjatë pranverës tjetër. Zëvendës Sekretari Shtetëror i SHBA-së Matthew Palmer komentoi se shpreson se opozita do të heqë dorë nga bojkotimi i zgjedhjeve dhe do të arrijë mirëkuptim me qeveritarët për kushtet e zgjedhjeve. Lidhja opozitare për Serbinë deklaroi se partia në pushtet i shpërdor mediat – edhe ato private, edhe ato publike, kurse qytetarët detyrohen të votojnë për qeveritarët. Në këto kushte zgjedhjet nuk mund të jenë të drejta dhe të lira, pohojnë përfaqësuesit e opozitës.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Sëbi Atipov: Emigrantët do të kthehen pasi Bullgaria i arrin shtetet më të zhvilluara

Emigrantët bullgarë në Spanjë arritën me mjete dhe përpjekje të veta të hapin në pjesën veriore të vendit (kryesisht në krahinën Navarra) katër shkolla, që të mund të mësojnë fëmijët e tyre gjuhën amtare dhe të mos i humbasin rrënjat bullgare. Në thelbin..

botuar më 19-08-20 2.34.MD
Foto: Xinhua / BTA

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia po vazhdon të jetë në kurthin e zjarrtë Temperatura e lartë në gërshetim me erën e fuqishme përhapën zjarre në vise të ndryshme të territorit Greqisë. Janë duke u hetuar versione të ndryshme, përfshi këtu dhe të tilla për zjarrvënie të..

botuar më 19-08-19 3.15.MD
Ansambli për këngë dhe valle popullore  “Pazarxhik”

Revista “Përjeto Bullgarinë” merr frymëzim nga traditat bullgare

Është gati të dalë nga shtypi numri i dytë për vitin 2019 i revistës “Përjeto Bullgarinë”. Tema e numrit janë qëndisjet , jep një informacion paraprak botuesja-doktoresha Svetllana Radeva. Vetë ajo është e mahnitur nga bukuria e qëndisjeve vendase, në..

botuar më 19-08-19 12.59.MD