Nxënësit e Shkollës Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në Kotell me çmimin më të madh në “Altin Mobilya” në Turqi

Foto: nufi-kotel.com

Para pak kohe nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në Kotell mbrojtën profesionalizmin e vet në një forum ndërkombëtar në Turqi. Ky është suksesi i radhës i shkollës së parë te ne dhe në Ballkan për art tradicional, e cila tashmë ka një histori 50 vjeçare. Më shumë hollësi na solli drejtoresha e shkollës zonja Maria Gradeshlieva.

“Para disa ditësh një grup yni prej 20 valltarësh dhe 8 muzikantësh mori pjesë në edicionin e shtatë të Festivalit dhe Konkursit Ndërkombëtar “Altin Mobilya” /“Mobilie e Artë”/ në qytetin İnegöl të Turqisë. Në jurinë ndërkombëtare kishte përfaqësues të 10 shteteve. Ne morëm çmimin më të madh “Mobilie e Artë” dhe për herë të tretë i pushtuam skenat turke. Le të rikujtojmë se gjatë vitit 2016 orkestra dhe kori pranë shkollës morën “Grand Pri” në një konkurs në Stamboll, ndërsa në vitin 2018 nxënësit tanë fituan çmimin “Altin karagöz” në festivalin ndërkombëtar me të njëjtin emër në qytetin Bursa. Sivjet në “Mobilie e Artë” pas nesh u klasifikuan grupet e Gjeorgjisë dhe të Ukrinës, të cilat ishin shumë të mira, ata sikurse fluturonin në skenë. Kjo është një njohje e madhe dhe për mësuesit tanë-koreografë: Donço Kisjov, Konstantin Konstantinov, Mirosllav Vasilev, të cilët me përpjekje të përbashkëta e përgatitën grupin. Udhëheqësit të orkestrës Todor Petrov i detyrohet niveli i lartë i muzikës. Janka Doçeva – menaxherja jonë, ishte anëtare e jurisë ndërkombëtare. Në festivale të tilla zihen shumë miqësi, lindin ide profesionale. Bashkë me një grup nga Maqedonia kemi në plan të organizojmë një seminar për valltarë sipas parimit të këmbimit, gjë që deri tani nuk kemi pasur në shkollën tonë. Desha ta falënderojë Shoqatën e Mërgimtarëve Bullgarë “Balgöç” në İnegöl, të cilët na përkrahnin gjatë tërë kohës. Me ta gjithashtu kemi plane të përbashkëta krijuese. E falënderoj Seyhan Özgür, me ndihmën e të cilit e morëm ftesën, të ciceronit tonë. Ky sukses është i përbashkët. Shkolla folklorike në Kotell zhvillon çdo vit konkurset kombëtare “Ylberi i këngës mbi Kutev” (për muzikë tradicionale) dhe “Kërraba e artë” (për valle popullore). Programet tona do të pasurohen me ide të reja” – thotë zonja Gradeshlieva dhe shton:


“Kemi ide që “Kërraba e artë” të shndërrohet në një konkurs ndërkombëtar. Tani për tani kanë shfaqur dëshirë për pjesëmarrje grupe nga Serbia dhe Turqia. Përveç kësaj fituam një projekt të madh dhe ai tashmë startoi – jemi duke rinovuar godinën e shkollës dhe do të ndërtojmë sallë multifinksionale sportive. Gjatë inaugurimit te ne ishte Ministri i Kulturës Boill Banov. Duke folur me të unë i thash për idenë që në shkollën tonë të mësojnë fëmijë nga shtetet ballkanike. Ai e pëlqeu dhe tha se do të bashkëpunojë për realizimin e saj. Së shpejti do të jetë fakt shkolla e parë ballkanike për folklor në Kotel. Shpresoj që ëndrra ime të realizohet – këtë vit, ose vitin tjetër. Folklori ynë është i pranishëm edhe në këngë, edhe në valle, edhe në ritmin me shtetet fqinje. E reja tjetër është se do ta hapim me një koncert edicionin e pestë të konkursit folklorik “Perla e Primorskos” në qytetin tonë bregdetar Primorsko me ftesë të drejtorit të tij Stojko Stojkov. Më 6 shtator do të kemi koncert në skenën teatrale në Primorski. Zonja Janka Doçeva punon mbi një projekt për pjesëmarrjen tonë në Japoni gjatë vitit 2020. Ndoshta do të kemi kënaqësinë të marrim pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar në Itali. Kohët e fundit fitojmë çmime në konkurse ndërkombëtare dhe mund të them me krenari se përgatitja në shkollën tonë është e një niveli shumë të lartë profesional.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Kiçka Hristova: “Kam dëshirë që këngët e mia të arrijnë deri në çdo zemër e cila rreh në ritmin e folklorit bullgar”

“Shpirti i njeriut farkëtohet dhe formohet me muzikë” – kjo është maksima e dashur e Kiçka Hristovës e cila tanimë 40 vjet jeton me këngën popullore. Diapazoni i saj krijues është mjaft i gjerë. Ajo ka lindur në qytetin Varna dhe veprimtaria e saj..

botuar më 19-08-07 2.30.MD

Në fshatin Gela mbërrijnë gajdexhinj nga mbarë bota për garën tradicionale të gajdexhinjve

Fshati Gela në malin Rodope i takon përsëri muzikantët popullorë që i bien kaba-gajdes. Sipas traditës gara zhvillohet në krahinën Livadhet e Ilindenit të shtunën e parë të muajit gusht. Çdo vit atje mbërrijnë njerëz nga mbarë Bullgaria. Vizituesit e..

botuar më 19-08-03 8.15.PD

Rozhen përsëri është zemra e malit Rodopi

Një nga festivalet më të mëdha popullore - në zonën malore “Rozhen” në malin Rodope - përsëri mblodhi adhurues nga Bullgaria dhe nga jashtë. Sipas traditës “Rozhen” është tubim i folklorit dhe i mbarështimit të blegtorisë - punë kryesore për jetesë në..

botuar më 19-07-21 9.00.PD