Fshati Staro Zhelezare përsëri është mikpritës i Festivalit Street Art Village

Foto: plovdiv2019.eu

Në fshatin e bukur të Plovdivit po zhvillohet festivali tradicional i pikturave në mur dhe i artit avangard “Staro Zhelezare Street Art Village Festival” deri në fund të muajit gusht. Fshati ka 400 banorë. Çdo verë iniciatorët e projektit – piktorët Katarzina dhe Ventsislav Piryankovi – me studentë të tyre nga qyteti polonez Poznan e ndryshojnë vendbanimin, duke pikturuar në të hapur në muret e shtëpive dhe në gardhe. Tema e festivalit gjatë vitit 2018 – Muzeu i Artit Modern MoMa nga Nju Jorku në fshatin Staro Zhelezare” shkaktoi një jehonë të madhe jo vetëm në Bullgari, por dhe në mbarë botën. Portrete të njerëzve vendas u pikturuan krahas veprave të piktorëve të njohur botërisht. Ideja për utopinë futuriste është prijëse gjatë vitit 2019, ndërsa ky edicion i festivalit përfshin aksione artistike dhe performancë teatrale.

Më shumë nga rubrika

Është duke u xhiruar filmi i dytë bullgar me pjesëmarrjen e Chloe Rahal

Është duke u xhiruar filmi i dytë bullgar me pjesëmarrjen e Chloe Rahal – bija e aktorit bullgar Bashar Rahal, i cili ka marrë pjesë në shumë filma në Hollivud. Para pak kohe Chloe fitoi çmimin e parë në konkursin amerikan “Çmime kombëtare për arte..

botuar më 19-08-20 2.46.MD

Në Shtëpinë Meksikane në Plovdivin e Vjetër tre krijues me një mbiemër tregojnë artin e vet

Me moton “Përsëri së bashku” “Shtëpia e Grafikës Meksikane” në Plovdivin e Vjetër tërheq vizitues me veprat e Krasimir dhe Maria Sllabakovit dhe të birit të tyre Stefan. Familja organizon për herë të parë një ekspozitë të përbashkët në Plovdiv – bashkë..

botuar më 19-08-17 11.40.PD

Shkrimtari Martin Rallçevski: Duhet të besojmë se Bullgaria do të ekzistojë!

Në sfondin e qëndrimit konsumator ndaj botës, disi gjithnjë e më vështirë flitet për besimin tek Zoti dhe përjetësinë. Pavarësisht nga kjo, shkrimtari Martin Rallçevski mundet haptazi dhe me gjithë zemër të rikujtojë në librat e veta mesazhet e përjetshme..

botuar më 19-08-16 12.57.MD