Zgjedhjet Evropiane 2019: Zgjedhjet Evropiane filluan në disa vende, në Bullgari fushata po vazhdon

Sot filluan zgjedhjet për deputetë evropianë në Holandë dhe në Britaninë e Madhe, nesër ato do të vazhdojnë në Irlandë dhe në Çeki, më 25 maj janë në Letoni dhe Sllovaki, kurse në Bullgari dhe në vendet e tjera të BE-së do të jenë dietën e diel – më 26 maj.

Sondazhi më i ri i agjencisë “Trend” ripohon se erozioni në përkrahjen për GERB-in (31.5%) ka ndaluar dhe partia në pushtet është pak përpara Partisë Socialiste Bullgare (BSP) (30.4 për qind). Mirëpo, sociologët e agjencisë janë të mendimit se është më korrekte të flitet për paritet praktik, sepse përparësia është më tepër psikologjike dhe rezultatet përfundimtare do të varen kryesisht nga aktiviteti zgjedhor. Në vend të tretë do të jetë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me përkrahje prej 12.8 për qind, ndërsa VMRO – BND (Lëvizja Bullgare Kombëtare) është pothuajse në pragun e hyrjes në Parlamentin Evropian (5.88 për qind).

Më të ndryshme janë rezultatet e studimit të “Alpha Research”, sipas të cilit GERB është përpara BSP-së me afro 5 për qind (26.6 për qind). Mirëpo edhe sipas kësaj agjencie në vend të tretë është DPS (13.9 për qind), ndërsa në vend të katërt është VMRO-BND (6 për qind).

Në deklaratat e fundit në fushatën paraelektorale të BSP-së bën përshtypje ankesa se pak para zgjedhjeve partia është objekt presioni policor, administrativ dhe ekonomik.

Tani për tani nuk ka përgjigje nga ana e partisë në pushtet GERB kundrejt këtij ankimi dhe kritika e saj ndaj oponentit kryesor – BSP, është se ideja e socialistëve për pagë unike minimale evropiane është popullizëm.

Lideri i DPS-së Mustafa Karadajë u bëri thirrje përkrahësve të Lëvizjes për të deklaruar me votën e tyre më 26 maj “ndërrimin e pushtetit nacionalist” dhe kështu ta ndihmojnë Evropën në përpjekjet e saj për ndërprerjen e ksenofobisë, urrejtjes, ndarjes dhe kundërvënies.

Sot në mbrëmje VMRO-BND e mbaron zyrtarisht fushatën e vet paraelektorale me një koncert në qytetin Elin Pelin afër Sofjes.

Avokatja e Popullit Maja Manollova kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u siguruar numërim manual i fletëvotimeve të votimit me makina, që të garantohet sigurimi i tij dhe të mos ketë dyshime se zgjedhjet janë manipuluar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Bullgaria – Maqedonia e Veriut: mediat kundër gjuhës së urrejtjes

Një prej kushteve të Sofjes për ta përkrahur integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE është që mediat maqedonase ta ndërpresin gjuhën e urrejtjes kundër Bullgarisë. Në Traktatin e Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit dhe Miqësisë thuhet se mediat në dy..

botuar më 19-10-11 4.20.MD

Sofja kujtoi se mbështetja e saj për Maqedoninë e Veriut nuk është pa kusht

Në vigjiljen e ftesës së pritur për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, më 30 shtator në Sofje u zhvillua një takim i nivelit më të lartë, të thirrur nga Presidenti Rumen Radev. Në këtë mbledhje ishte arritur mirëkuptim..

botuar më 19-10-01 2.38.MD

Fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Bullgari

Që nga sot – 27 shtator në Bullgari fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ato do të zhvillohen në dy raunde   – i parë më 27 tetor, kur votuesit do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, i dyti është..

botuar më 19-09-27 3.42.MD