Shëndetësia në fokus ose jashtë fokusit në debatin për votë mosbesimi ndaj qeverisë

Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev
Foto: BGNES

Ditën e mërkurë gjatë kësaj jave parlamenti do të votojë kërkesën e Partisë Socialiste Bullgare të mosbesimit ndaj qeverisë së tretë të Bojko Borisovit. Socialistët tanimë kërkuan votë mosbesimi për kabinetin “Borisov 1” gjatë vitit 2010, por pa një rezultat kënaqës për ta. Shpeshtësia me të cilën drejtuesit janë të sulmuar për politikën në këtë sektor flet vet për nga vetja e vet se ai është tepër problematik. Kjo ripohohet dhe nga rrethana se më shumë ndërrime të ministrave kryeministri Borisov ka bërë pikërisht në të. Debati treorësh i kërkesës së radhës për votë mosbesimi mbi temë, të zhvilluar gjatë ditës së premte, shkakton më shumë pritje skeptike, sesa optimiste për një zhvillim pozitiv. Dy ditë përpara votimit të votës ndihet ndjenja, se problemet thelbësore të reformës shëndetësore janë në anë nga fokusi i politikanëve dhe tema është më tepër pretekst për një konfrontim politik.

Nga debatet në Parlament u bë e qartë se asnjë forcë nuk e konteston tezën e socialistëve se sistemi shëndetësor është në një gjendje të keqe. Por dhe asnjë forcë nuk qëndron pas alternativës së propozuar prej tyre. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila shpalli se do të përkrahë kërkesën për votë të mosbesimit, nuk është dakord me ruajtjen e monopolit të Arkës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore. Njëkohësisht  në idetë e ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë shikon një “siluetë të paqartë të reformës me dominim të parametrave financiare” dhe nuk beson që problemet e rënda strukturore të sistemit të zgjidhen vetëm me masa financiare.

Ministri i shëndetësisë pa në disa nga idetë e parashtruara nga socialistët, politikat shumëvjeçare të partisë GERB. Kryeministri Bojko Borisov, i cili nuk merr pjesë në debatin parlamentar për votë të mosbesimit, komenton në Facebook nga Brukseli se sistemi shëndetësor bullgar ka nevojë prej “një reforme të plotë në një model, i cili sot kritikohet nga ata të cilët e kanë vënë”. Partneri i vogël në koalicionin drejtues – Patriotë të Bashkuar, shprehu befasim se Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë do të përkrahë votën e mosbesim kundër de monopolizimit të Arkës së Sigurimeve Shëndetësore, me kusht që vetë ajo ka qenë pro kësaj. Deputetët nga partia “Volja” nuk morën pjesë në debat dhe shpallën paraprakisht se ditën e mërkurë në mbledhjen kushtuar votës së mosbesimit ata do të abstenohen.

Gjatë një debati kaq të shpëlarë dhe jashtë fokusit, për ditën e mërkurë mund të prognozohet një refuzim i mocionit të mosbesimit në Kabinetin e Borisov 3. Ministri Ananiev, mbase i bindur në këtë, komentoi se një votim i shëndosh nuk bëhet me argumente të sëmura dhe premtoi të vazhdojë kërkimin e një modeli të pranueshëm për pjesën më të madhe të forcave politike për evitimin e problemeve të sistemit të sëmurë shëndetësor në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Sarandë: Instituti Diplomatik ndan përvojën bullgare në negociatat për anëtarësim në BE

Seminari për diplomatë të rinj shqiptarë për shkëmbimin e përvojës bullgare të grumbulluar gjatë negociatave për anëtarësim në BE përfundoi në Sarandë të Shqipërisë me dorëzimin e certifikatavе pjesëmarrësve nga ana e organizatorëve – dr. Klaus..

botuar më 19-10-18 10.35.PD

Ambasadori Ulusoy: Ankaraja është e kënaqur nga reagimet e Sofjes në lidhje me situatën në Siri

Një javë pasi Turqia filloi operacionin e vet të tretë ushtarak në pjesën veriore të Sirisë, këtë herë në perëndim të lumit Eufrat, shqetësimet në lidhje me situatën e komplikuar u bënë arsye për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit..

botuar më 19-10-16 2.57.MD

Bullgaria është për ndërprerjen e menjëhershme të operacionit në Siri

Kryeministri Bojko Borisov thirri ngutshëm Këshillin e Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave, që të shqyrtohet situata e ndërlikuar në Siri dhe rreziqet për Bullgarinë si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit. Pasi e informoi Presidentin Rumen Radev për..

botuar më 19-10-15 4.00.MD