Ballkani Perëndimor përsëri në rendin evropian të ditës me konferencë në Sofje

Foto: BTA

"Tani është në duart e elitës politike në Shkup për të përfunduar marrëveshjen e Prespës” – këtë e deklaroi Ekaterina Zaharieva Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë gjatë hapjes së konferencës “Transformimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor – perspektiva parlamentare për rolin dhe të ardhmen e procesit të aderimit në BE”, e cila u zhvillua në kryeqytetin bullgar. Ajo shprehu shpresë se problem i dhimbshëm i regjionit tone për emrin e Maqedonisë do të gjejë zgjidhjen e vet pas referendumit, i cili ishte vlerësuar nga disa si sukses i madh, kurse nga të tjerët si dështim i plotë.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të parlamenteve kombëtare dhe të sektorit joqeveritar të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, deputetë nga shtetet-anëtare të BE-së, eurodeputetë. Forumi është vazhdimësi e prioritetit të Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit nënvizuan rolin kyç të Bullgarisë për përshpejtimin e ngjarjeve të lidhura me integrimin e Ballkanit Perëndimor, të cilat çuan deri në pranimin e dokumenteve të rëndësishme të KE-së – Strategjinë për Ballkanin Perëndimor nga shkurti i këtij viti dhe Paktin e zgjerimit (prill 2018). Vazhdimësinë e kësaj politike e pohuan Andreas Schieder dhe Cristian-Sorin Dumitresku – përfaqësuesit e parlamenteve të Austrisë dhe Rumanisë, të cilat kryesojnë Presidencën e Këshillit të BE-së gjatë muajve të ardhshme.

Sot jemi dëshmitarë të një atmosfere krejtësisht të re të bashkëpunimit në Ballkan, në bazë të mirëbesimit, dialogut aktiv dhe konstruktiv dhe punës së këmbëngulur për të ardhmen e përbashkët evropiane” – tha deputetja e Kuvendit bullgar popullor Xhema Grozdanova gjatë konferencës. Pikërisht në një atmosferë të tillë kaluan bisedimet. Përfaqësuesit e parlamenteve kombëtare të shteteve të Ballkanit Perëndimor deklaruan angazhim për zhvillimin e reformave të domosdoshme dhe për përparim në lidhje me temat kyçe: parimet e sundimit të ligjit, siguria dhe migracioni, zhvillimi social dhe ekonomik, konektiviteti në fushën e transportit, programi digjital, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Ishin dhënë mendime dhe sugjerime interesante, si ai i eurodeputetit Georgi Pirinski, sipas të cilit proceset e integrimit në Ballkanin Perëndimor do të përshpejtohen, në se Komisioni Evropian u vendos afate të njëjta për plotësimin e kritereve për anëtarësi të gjitha 6 shteteve. Kjo do të inkurajojë motivacionin dhe angazhimin e shteteve për kërkim të përbashkët të zgjidhjeve për problemet rajonale. Shumë mbresëlënës ishte fjalimi i nënkryetares së Parlamentit Evropian Lívia Járóka, e cila u bëri thirrje 6 shteteve që të përfitohen sa më shumë nga mundësitë e cilat i ofrojnë programet e para-aderimit – siç nga subvencionet e parashikuara, kështu edhe nga mbështetja e ekspertëve në sektorët kryesorë më problematik. Nuk ishin kursyer kritikat ndaj Komisionit Evropian për shkak të standardeve të dyfishta dhe mungesës së transparencës në marrjen e vendimeve. Ky mendim ishte sjhprehur nga Momçilo Raduloviç (Momčilo Radulović) – përfaqësues i sektorit joqeveritar nga Podgorica e Malit të Zi.

Një pohim i mirë për rëndësinë e temës së diskutuar në Sofje ishin fjalët e Kryetarit të KE-së Jean-Claude Juncker në Bruksel. "Nëse Ballkanit Perëndimor ia marrim perspektivën për anëtarësim, në atë rajon përsëri do ta shohim atë që e shihnim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar" – paralajmëroi Juncker, por përsëri nënvizoi se më parë shtetet duhet t’i zgjidhin konfliktet kufitare me qëllim që në Bashkimin Evropian të "mos e sjellin paqëndrueshmërinë që vjen nga Ballkani Perëndimor”.

Më shumë nga rubrika

Sarandë: Instituti Diplomatik ndan përvojën bullgare në negociatat për anëtarësim në BE

Seminari për diplomatë të rinj shqiptarë për shkëmbimin e përvojës bullgare të grumbulluar gjatë negociatave për anëtarësim në BE përfundoi në Sarandë të Shqipërisë me dorëzimin e certifikatavе pjesëmarrësve nga ana e organizatorëve – dr. Klaus..

botuar më 19-10-18 10.35.PD

Ambasadori Ulusoy: Ankaraja është e kënaqur nga reagimet e Sofjes në lidhje me situatën në Siri

Një javë pasi Turqia filloi operacionin e vet të tretë ushtarak në pjesën veriore të Sirisë, këtë herë në perëndim të lumit Eufrat, shqetësimet në lidhje me situatën e komplikuar u bënë arsye për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit..

botuar më 19-10-16 2.57.MD

Bullgaria është për ndërprerjen e menjëhershme të operacionit në Siri

Kryeministri Bojko Borisov thirri ngutshëm Këshillin e Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave, që të shqyrtohet situata e ndërlikuar në Siri dhe rreziqet për Bullgarinë si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit. Pasi e informoi Presidentin Rumen Radev për..

botuar më 19-10-15 4.00.MD